
Barcelona pavarësisht situatës së vështirë ekonomike dhe sportive po vijon ti mbledhë forcat dhe mos të dorëzohet në lidhje me merkaton.
Duke ditur që çmimet e lojtarëve në Europë janë shumë të kripura dhe për të evituar përfshirjen e elementëve në operacione , drejtuesit katalanas e kanë përqëndruar vëmëndjen në tokën e talentëve , pikërisht në Brazil , aty ku çdo vit të tillë dalin me shumicë .
Palmeiras është ndalesa e kuq e bluve , ekip që ndihet shumë i privilegjuar me 15 vjeçarin Endrick i cili nuk ka të ndalur me progresin tek brazilianët .
Joan Laporta e ka dhënë ‘’ Ok ‘’ në lidhje me peticionin e Xavi Hernandez dhe është treguar i disponueshëm për transferimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’ , operacion që mund të ndahet në tri këste , ku menjëherë do të paguhen 15 milionë mbasi Endrick të mbushë 16 vjeç, 15 të tjera për vijimin një sezon tjetër tek Palmeiras për të fituar më shumë eksperiencë dhe të përgatitet siç duhet për të udhëtuar drejt Katalunjës dhe kësti tjetër , pra ai i fundit do të derdhet në arkat e brazilianëve kur lojtari në fjalë të këtë mbushur 18 vite .
Sigurisht që drejtuesit vendas do të përfitonin shumë nga shitja e Endrick, ashtu siç kanë bërë edhe shumë skuadra të tjera ndër të cilat ja vlen të përmendet Flamengo me shitjen e Vinicius Junior tek Real Madridi , hap i suksesshëm i tyre sepse jo vetëm që ka dhënë rezultat por 21 vjeçari i ka tejkaluar pritshmëritë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Koha e ka treguar se shumë lojtarë në të kaluarën kanë impresionuar në kontinentin e vjetër duke i shpërblyer sakrificat e ekipeve ku u zhvilluan me sukseset e vazhdueshme në djepin e futbollit .



