
Manchester United vijon të jetë një ndër klubet më të përforlur në këtë merkato dimërore.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ tanimë nën drejtimin e Ruben Amorim kanë nisur një tjetër etapë, për të cilin sigurisht do të jetë shumë e rëndësishme.
Portugezi ka vënë re disa luhatje në repartin defensiv dhe çdo ditë që kalon është deçizive për arsye se kjo periudhë është tashmë drejt fundit.
Ousmane Diomande i Sporting Lisbonës është përfshirë në planet e numrit një të stolit, lojtar të cilin e njeh shumë mirë për arsye se e kishte nën drejtim në të shkuarën e afërt.

21 vjeçari vijon të spikasë me gjigandët e Portugalisë, për të cilin flitet se krerët e presidencës Joel dhe Avram Glazer mund të ofrojnë afro 60 milionë euro.
Janë bërë tre sezone për afrikanin në ‘’ Jose Alvalade ‘’ dhe në secilin prej tyre ka rikonfirmuar cilësitë e padiskutueshme.
Tek Ousmane Diomande spikasin potenca dhe kapaciteti për të lexuar siç duhet lojën, ç’ka i japin një lloj avantazhi gjatë sfidave.
Influenca e Ruben Amorim mund të rezultojë determinante për tu transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’, tek një ndër klubet më të suksesshբm të historisë së futbollit, i mbetur fatkeqësisht në prapavijë gjatë viteve të fundit.
I konsideruar si një ndër mbrojtësit më të mirë të Europës deri më tani numëron 13 sfida me kampionët në fuqi të Portugalisë.



