
Me një dëshirë të madhe për të luftuar kokë më kokë me Flamengon , Palmeiras apo Atletico Mineiron, Botafogos i duhen elementë kompetitivë në 11-she dhe presidenti i brazilianëve John Textor ka vendosur të afrojë me çdo kusht në ‘’ Nilton Santos ‘’ Edinson Cavanin.
Para pak ditësh amerikani deklaroi se s’do të reshtë deri në firmosjen me ‘’ El Matador ‘’ dhe të vijojë besnikërinë ndaj kësaj ideologjie e cila në të kaluarën i dha privilegjin e shijimit të prezencës së Clarence Seedorf , lojtar që ia shtoi vlerat kësaj skuadre.
Uruguajani e përfundon kontratën në ‘’ Old Trafford ‘’ në 30 qershor dhe është e sigurtë se nuk do të vijojë tek Manchester United pasi kështu si kanë rrjedhur ngjarjet , rrugët janë krejtësisht të ndara ndërmjet anglezëve dhe golashënuesit.
Në të kaluarën edhe Boca Juniors , Atletico Miniero , Atletico dhe Barcelona tentuan transferimin e ishi-t të Napolit por me kalimin e kohës e kanë lënë në harresë duke avantazhuar Botafogon për shtatlartin nga Salto.
Ajo që mund të ofrojë 35 vjeçari është produktiviteti afatshkurtër pasi siç kuptohet është në metrat e fundit të një karriere brilante të zhvilluar në ekipe si Palermo , Napoli , Parisi dhe Manchester United por uria për sukses ka rezultuar gjithmonë kryefjala e përditshmërisë së yllit të ‘’ Celestëve ‘’ i cili është përpara shansit të transferimit në një ndër kampionatet më rivalizues të Amerikes Latine.



