Spanja mendon për Marcelino Garcia Toral

Spanja mendon për Marcelino Garcia Toral

Muajt e mbetur parashikohet se do të finalizojnë etapën e Marcelino Garcia Toral në stolin e Athletic Bilbaos.

Spanjolli me vaskët e mbaron kontratën  në 30 qershor dhe deri në këtë moment, këta të fundit nuk kanë shfaqur asnjë interes për qëndrimin e  56 vjeçarit në  ‘’ San Mames ‘’.

Së fundmi emri i Marcelino Garcia Toral u lidh ngushtë me drejtimin e Atletico Madridit por kjo pistë po fillon të harrohet sepse protagoniste e kësaj historie është bërë Spanja .

‘’ La Furia Roja “ vijon skeptike në lidhje me të ardhmen e Luis Enriques dhe nuk e shikon atë më gjatë se Botërori i Katarit , ku ish kampionia e botës dhe Europës do të jetë sigurisht një ndër pretendentet për ta fituar.

Gjithsesi pavarësisht se në vijimësi Athletic Bilbao do të ketë një president të ri , kjo çështje nuk do të ndikojë aspak në vendimarrjen e  ishi-t të  Levantes i cili dëshiron të provojë veten në nivel kombëtaresh dhe të mund të kontribojë për shtetin e tij , objektiv i shumë  trainerëve të mirënjohur por duhet marrë parasysh paraprakisht se Spanja gjithmonë lufton për trofe të rëndësishëm , fakt që e tregoi edhe në të kaluarën me një brez të artë lojtarësh si përshembull Xavi , Iniesta , etj të cilët dominuan çdo kundërshtar duke aplikuar tiki – takan e famshme që i shëndërroi në një rival të papërballueshëm.

 Etapa tek Athletic Bilbao përmblidhet në 69 sfida , 26 fitore, 24 barazime dhe  19 humbje dhe është përpara një shansi që s’duhet humbur i cili njëkohësisht  ëndërrohet nga çdo trainer.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy