Shorti i EURO 2024, Hajdini: Shqipëria kandidate për të kaluar grupin! Deklarata e Rejës nënkupton që luftojmë për vendin e dytë (VIDEO)

Shorti i EURO 2024, Hajdini: Shqipëria kandidate për të kaluar grupin! Deklarata e Rejës nënkupton që luftojmë për vendin e dytë (VIDEO)

Gazetari Edi Hajdini tha në studion e lajmeve në MCN Tv se me shortin që u hodh sot, Shqipëria është një nga kandidatet për të kaluar grupin.

Duke vijuar më tej, Hajdini tha se nuk i kishte pëlqyer deklarata e Rejës menjëherë pas hedhjes së shortit ku u shpreh se duhet të konkurrojmë me Çekinë. Sipas gazetarit, kjo deklaratë e trajnerit të Kombëtares nënkupton që Shqipëria lufton për vendin e dytë.

Reja ka 3 vite që ka përgatitur një grup lojtarësh, shpresat janë të mëdha, presim se çfarë do të ndodhë. Me këtë short Shqipëria është një nga kandidatët për të kaluar të paktën tek ky grup.

Menjëherë pas shortit, trajnerët e kombëtareve japin deklarata. Nuk më pëlqeu deklarata e Rejës që tha që Çekia është kundërshtari që ne duhet të kalojmë, sepse i bie që me Poloninë të kemi dy ndeshjet e humbura. E dimë sa e fortë është Polonia, por kjo kthesë para ndeshjes nuk lë shije të mirë se tregon që ose skuadra nuk është e aftë ose që Reja nuk merr përsipër të kualifikojë Shqipëria. Ai thotë që Polonia do të jetë në vendin e parë e ne do të luftojmë për të dytin. Pjesa tjetër është se çfarë do të luhet në vazhdim, Reja është në përfundim të kontratës. Shqipëria ka dy ndeshje dhe i shërbejnë kualifikuesve të Europianit. Nëse lënë Rejën në krye të pankinës ai do të jetë në krye të dy ndeshjeve miqësore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy