
Mesfushori i Barcelonës, ishte fitues i Topit të Artë për të rinj, trofe që jepet për lojtarët nën 21 vjeç.
Megjithatë nuk ka qenë i këtij mendimi edhe trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, i cili në një intervistë të dhënë, u shpreh se çmimin e meritonte një mes Musiala dhe Bellingham, pasi sipas tij janë nivel tjetër krahasuar me Gavin.
Musiala dhe Bellingham kanë zhvilluar një sezon fantastik dhe po e bëjnë edhe në sezonin aktual. Një prej tyre duhet të rezultonte fitues i trofeut. Kanë qenë shumë herë më të mirë se Gavi që fitoi. Më pëlqen Gavi, por unë jam i mendimit se Musiala dhe Bellingham janë nivel tjetër për momentin.



