
Në kohët e fundit Inigo Martinez e ka konsoliduar vendin e titullarit të padiskutueshëm tek Barcelona.
Mbrojtësi ka ditur të performojë në lartësinë e duhur dhe momentalisht numëron 2000 minuta lojë, të ndara në 24 sfidat e deritanishme.
Duke iu referuar kontratës e cila merr fund në qershor, Hansi Flick ka kërkuar qëndrimin e ishi-t të Athletic Bilbaos për më gjatë pasi ofron siguri në prapavijë.
Eksperienca në një ndër kampionatet më të bukur të Europës siç është La Liga e ka ndihmuar për të qenë deçiziv në ndeshje kyçe të kuq e bluve, fakt që vlerësohet nga numri një i stolit.

Sigurisht traineri gjerman ka ditur të marrë maksimumin nga 33 vjeçarin, shumë i sikletshëm për çdo rival gjatë sfidave.
Joan Laporta ka nisur të punojë intensivisht për të siguruar qëndrimin e Inigo Martinezit në ‘’ Camp Nou ‘’, i cili duket shumë i kënaqur me eksperiencën, tek një ndër klubet që bëri ligjin në të shkuarën, në Spanjë dhe Europë.
2 gola në 22 sfida janë statistikat e Inigo Martinezit referuar sezonit aktual, skuadra e të cilit lufton si në çdo tjetër për të qenë protagoniste.



