
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Gjeorgjinë. Duke parë rezultatet negative të “dardanëve”, trajneri është pyetur në lidhje me një largim të mundshëm nga drejtimi i kësaj përfaqësuese. Në fjalët e tij, Challandes tha se duhet të ndalen kritikat dhe të ndihmohet Kosova.
“Një trajner nga ndeshja në ndeshje mbijeton dhe nuk e di nëse do të vijojmë bashkëpunimin apo jo. Nuk mund të flas sot për dorëheqje, apo për shkarkim, pasi këtë e vendosin të tjerët. Unë jam këtu prej tre vitesh e gjysmë dhe jam gati të vijoj punën e nisur, por nuk është momenti për të folur për të ardhmen. Ndalni kritikat dhe ndihmoni Kosovën. E ardhmja e saj do të jetë shumë e mirë edhe pa mua në stol, por ndihmojeni”, u shpreh Challandes.



