Atletico insiston për Kamara

Atletico insiston për Kamara

Dëshira e Marseilles është distancuar shumë nga pretendimet e Boubacar Kamaras , fakt që avantazhon të interesuarit për  mbrojtësin e talentuar  .

Atletico Madridi  nuk ka ngurruar asnjëherë për 22 vjeçarin i cili preferohet shumë nga Cholo Simeone sepse është një lojtar polivalent dhe argjentinasi e shikon një variant ideal për ‘’ Los Colchoneros ‘’.  

Kohët e fundit Boubacar Kamara i ka thënë ‘’ jo ‘’ katër ofertave të marsejezëve dhe si duket po përgatit valixhet për tu larguar nga ‘’ Velodrome ‘’ sepse dëshiron të ecë përpara dhe spanjollët janë ambjenti ideal për të vijuar me evolucionin.

Improvizimet e ishi-t të River Plates janë një sukses më vete por siguria akoma nuk po ndihet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ pavarësisht se kryeqytetasve i ka ecur me Kondogbia në disa raste.

Edhe Barcelona me Bayern Munchen po i mëshojnë fort kësaj piste dhe do të tentojnë të përfitojnë nga ndonjë gabim i mundshëm i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ gjatë negociatave për të afruar një lojtar cilësor në prapavijë.

Situata është rënduar tek Marseille dhe vera e ardhshme do të jetë një periudhë definitive sepse në skenë janë shfaqur klube të suksesshme dhe me një peshë specifike në kompeticionet pjesëmarrëse .

Atletico gjithmonë është shquar si një ekip befasues në çdo kontekst dhe pavarësisht se Bayern Munchen dhe Barcelona mund të konsiderohen paksa më të avantazhuar , madrilenët mund ti lënë me duar bosh në momentet e fundit.

30 qershori po afrohet dhe natyrisht përqëndrimi do të vijë në rritje sidomos tek skuadrat me emër. 

Atletico Madridi është në një situatë komode në La Liga  por në Champions League duhet të shtrëngojë dhëmbët sepse do të masë forcat në dy supersfida kundër Manchester City-t , një ndër rivalët kryesorë për fitimin e Champions Leagues.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy