
Pavarësisht një sezoni jo të mirë me Barcelonën , Memphis Depay vijon të akumulojë pretendentë në merkato.
Dihet botërisht nevoja e katalanasve për tu përforcuar në aspektin ekonomik dhe do të tentojnë të përfitojnë me shitjen e hollandezit.
Sipas tabloidit ‘ The Sun ‘ duket se Arsenali do t’ia lehtësojë punën spanjollëve për arsye se Mikel Arteta e vlerëson rikthimin e 28 vjeçarit në Premier League për arsye se kryeqytetasit do të humbasin Alexandre Lacazette.
Anglezët duhet urgjentisht ta mbushin boshllëkun sepse në këtë sezon e kuptuan se largimi i Pierre Emerick Aubameyang i ka dëmtuar por nëse Memphis Depay do ta pranonte ofertën për tu transferuar në ‘ Emirates ‘ sigurisht do ti bënte punë skemave të spanjollit Mikel Arteta i cili do ti drejtojë ‘’ Topchinjtë ‘’ në Uefa Europa League në sezonin vijues.
Megjithatë ishi i Psv Eindhovenit është koshient se vetëm 1 sezon në ‘’ Camp Nou ‘’ është i pamjaftueshëm por problemet e theksuara ekonomike të kuq e bluve nuk e përjashtojnë një largim të Memphis Depay-t nëse oferta do të jetë rreth 40 milionë euro .
Barcelona e ka të qartë se një merkato cilësore mund ta afrojë me objektivat gjatë sezonit vijues , gjatë të cilit do të performojnë në Champions League , kompeticion prej të cilit fatkeqësisht u eleminuan në fazën e grupeve në sezonin e kaluar , eksperiencë që do të mbesë gjatë në memorien e çdo komponenti të këtij klubi dhe tifozerisë së zjarrtë .
Kualifikimi për në Europa League nuk ishte objektivi i Arsenalit gjatë sezonit por duke qenë se është një ekip shumë i njohur, ndoshta do ta thyejë akullin dhe të rifutet në rangun e më të mirëve të Europës në të ardhmen.
13 gola dhe 2 asiste në 38 sfida janë arritjet e Memphis Depay-t, me një Barcelonë që e mori veten në fazën e dytë të sezonit por nuk i mjaftoi për ta fituar garën me Real Madridin për titullin kampion.



