Interi dhe Tottenhami, duel për Jonathan David

Interi dhe Tottenhami, duel për Jonathan David

Ylli i Lilles Jonathan David momentalisht vijon të jetë një ndër sulmuesit më të frikshëm të Europës.

Kanadaezi prej disa vitesh po tregon cilësitë në rradhët e francezëve, për të cilin Interi dhe Tottenham Hotspuri do të përballen gjatë merkatos së verës.

Me 8 gola dhe 2 asiste në 13 sfidat e deritanishme, 24 vjeçari e ka ndihmuar Lillen për të avancuar në Ligue 1 dhe Champions League, kompeticion ku së fundmi ky ekip mposhti Real Madridin.

Drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ e konsiderojnë të duhurin për metrat e fundit pasi ende nuk e kanë gjetur një zëvëndësues të denjë për Harry Kanen.

‘’ Spursat ‘’ po tentojnë me çdo mënyrë për të siguruar blerjen e një golashënuesi me qëllimin e arritjes së objektivave, në Angli dhe Europë.

Ndërkohë që edhe zikaltërit pretendojnë të formojnë një treshe të frikshme me ishi-n e Gentit, Lautaro Martinezin dhe Marcus Thuram, elementë shumë të rëndësishëm në skemat e Simone Inzaghit.

Gjithashtu sulmuesi në fjalë është ndër më të vlerësuarit për momentin në kontinentin e vjetër, për të cilin edhe Bayern Muncheni shfaqi interes në të kaluarën.

Eshtë sezoni i pestë në rradhët e ish kampionëve të Ligue 1, i cili duhet të analizojë me kujdes interesin e dy ekipeve shumë cilësorë, sidomos në ligat respektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy