
Lionel Messin mund ta shikojmë sërish me fanellën e Barcelonës. Sipas raportimeve nga Franca dhe Spanja, thuhet se drejtuesit katalanas, po tentojnë rikthimin e argjentinasit për sezonin e ardhshëm.
Lojtari ka edhe një vit kontratë me PSG dhe në fund të sezonit del futbollist i lirë. Bëhet e ditur se drejtuesit e Barcelonës, kanë bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e Messit, për t’i shprehur dëshirën që lojtari të rikthehet në La Liga.
Gjithçka mbetet në kuadrin e bisedimeve, por nuk përjashtohet një marrëveshje, pasi kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi se historia e Messit me blaugranat nuk është mbyllur.



