Atletja shqiptare, Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë dhe të arrijë rezultate historike.
Kampionia shqiptare, ka regjistruar mëngjesin e sotëm, rezultatin më të mirë në historinë e Shqipërisë, në një Kampionat Botëror.
Gega u rendit e pesta në finalen e 3000 metrave me pengesa në evenimentin më madhor të atletikës që po mbahet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo regjistroi kohën 9:10.04, duke thyer me 4 sekonda, rekordin e vendosur nga po ajo vetë, në Lojërat Mesdhetare.
Në Oregon, Gega zhvilloi një garë me të vërtetë spektakolare, teksa para saj u renditën vetëm Norah Jeruto e Kazakistanit me kohën 8:52.02.
Në vend të dytë dhe të tretë u klasifikuan etiopianet Werkuha Gatachew (8:55.61) dhe Mekides Abebe (8:56.08), ndërsa e katërta Ëinfred Mutile Yavi (9:01.31) atlete keniane që përfaqëson Bahreinin.



