Dinamo regjistroi një tjetër humbje në kampionat. Kryqytetasit u mposhtën në shtëpi 3-2 nga Apolonia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë e Parë.
Fierakët e nisën mirë ndeshjen teksa kaluan në avantazh në minutën e 8-të me Umejiego, ndërsa kryeqytetasit vendosën baraspeshën me Taulant Markun në minutën e 31.
Apolonia shënoi të dytin në minutën e 66-të, por ky avantazh zgjati vetëm 7 minuta, pasi Eche barazoi sërish shifrat. Goli i fitores për miqtë u shënua nga Eneh në minutën e 86-të.
Kjo është humbja e tretë për Dinamon në pesë ndeshjet e fundit, teksa mbajnë vendin e tretë me 34 pikë, 1 më pak se Flamurtari dhe 3 më pak se Skënderbeu kryesues. Ndërkohë për Apoloninë kjo ëhstë fitorja e dytë radhazi dhe ngjiten në vendin e 7-të me 25 pikë të grumbulluara.



