Planet e Arabisë Saudite për ndërtimin e stadiumeve të Kupës së Botës 2034 po përballen me vonesa dhe rishikime buxhetore, pasi Fondi i Investimeve Publike (PIF) kërkon të ulë shpenzimet për shkak të presionit financiar dhe rënies së çmimeve të naftës.
Sipas burimeve të industrisë, disa studio arkitekturore janë kërkuar të ridizajnojnë projektet për t’i bërë më të përballueshme, ndërsa ndërtimi i disa stadiumeve nuk pritet të nisë sipas afateve të parashikuara. Ka gjithashtu spekulime se numri i stadiumeve mund të reduktohet nga 15 në më pak.
Sipas The Guardian, Arabia Saudite planifikon të ndërtojë 11 stadiume të reja dhe të rinovojë katër ekzistuese në qytete si Rijadi, Xhedahu dhe Abha, si dhe në megaprojektin futurist “Neom”. Megjithatë, shkurtime të planifikuara prej të paktën 20% në shpenzimet e PIF për vitin 2025 pritet të ndikojnë edhe disa projekte të Kupës së Botës.
Autoritetet saudite theksojnë se ende ka kohë të mjaftueshme për përfundimin e projekteve, pasi turneu është planifikuar për fundin e vitit 2034.




