
Mosarritja e një akordi me Barcelonën i ka hapur derën e largimit Jordi Albas dhe Gerard Piques.
Problemet e kuq e bluve vijojnë të jenë një pengesë për arritjen e objektivave dhe Inter Miami po tenton t’ia vjedhë spanjollët gjigandëve të La Ligas dhe jo vetëm .
Amerikanët prej kohësh po mendojnë transferimin e ikonave të ‘’ La Furia Rojas ‘’ në Major League Soccer për t’i bashkuar me projektin ambicioz të David Beckhamit i cili ka dhënë një kontibut të çmuar për Inter Miamin.
Refuzimi i uljes së rrogës e ka përkeqësuar situatën e tyre tek Barcelona duke e vënë në dyshim vijimësinë në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’.
Problemet tek ‘’ Blaugranët ‘’ mund të konceptohen si asi nën mëngë i Inter Miamit për të vijuar fuqizimin me elementë cilësorë, sidomos ato që janë drejt varjes së këpucëve në gozhdë.
Të qënit një ish lojtar shumë i suksesshëm sigurisht e bën ishi-n e Manchester United një person shumë ambicioz dhe natyrisht merkatoja konsiderohet një periudhë tejet e rëndësishme për arritjen e objektivave .



