U përfol edhe për Challandes, Zvicra zgjedh trajnerin e ri

U përfol edhe për Challandes, Zvicra zgjedh trajnerin e ri

Vladimir Petkovic u largua nga drejtimi i Zvicrës pas përfundimit të Europianit dhe nga ajo kohë drejtuesit e federatës ishin në kërkim të një trajneri të ri.

Emrat e përfolur për të marrë drejtimin e kombëtares helvete ishin të shumta, teksa u përfol edhe për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, si pasues i Petkovic.

Megjithatë tashmë në Zvicër e kanë vendosur dhe trajneri i ri i kombëtares do të jetë Murat Yakin. Ky i fundit drejton skuadrën zvicerane të Schaffhausen, por shumë shpejt pritet të emërohet në stolin e Zvicrës.

Mediat zvicerane raportojnë se marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi, që 46-vjeçari të marrë drejtimin e kombëtares.

Në karrierën e tij si futbollist, Yakin, i cili është me origjinë turke, ka luajtur edhe për Zvicrën në 49 ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy