Fabio Cannavaro pritet të rikthehet në stolin e një skuadre, pas aventurave në Kinë dhe në Arabinë Saudite.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se ish-mbrojtësi është në negociata për të marrë drejtimin e Benevento, skuadër e cila militon në Serie B.
Palët janë në bisedime dhe në orët e ardhshme, pritet arritja e marrëveshjes. Te Benevento, Cannavaro do të drejtonte edhe mbrojtësin shqiptar, Frederic Veseli, i cili do të përpiqet të mësojë sa më shumë, nga një ish-kampion bote.



