
Serie A, ka miratuar një rregull të ri ditën e sotme, për rastin kur dy skuadra e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Këshilli Federal, ka miratuar rregullin, që nëse dy skuadra e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, atëherë kampioni vendoset me “play off”.
Thënë me fjalë të tjera, dy skuadrat me pikë të barabarta, do të luajnë një ndeshje mes tyre dhe në rast se sfida mbyllet në barazim brenda 90 minutave, atëherë shkon menjëherë me penallti dhe aty do të zgjidhet skuadra që shpallet kampione.



