
Barcelona barazoi pa gola ndaj Getafes në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.
Pavarësisht rasteve të shumta, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Ky është barazimi i dytë radhazi për katalanasit në kampionat.
Tashmë diferenca me Realin e Madridit të vendit të dytë është ngushtuar në 11 pikë, por që gjithsesi mbetet e thellë për të menduar se Barcelona mund ta humbë garën e titullit, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u luajtur.



