
Pas zyrtarizimit të Erling Haaland tek Manchester City , operacion ndër më të bujshmit e viteve të fundit , kjo histori ka filluar të prodhojë prapaskena të pamenduara më parë.
Mendohet se kalimi në ‘ Etihad Stadium ‘ do të jetë diçka e përkohshme për norvegjezin pasi ëndërra e tij mbetet kalimi tek Real Madridi .
Firmosja e kontratës deri në 2026-tën me bishën e sulmit ishte një ndër sukseset më të mëdha të bardhekaltërve në vitet e fundit , por në atë vit nordiku do të jetë 26 vjeç dhe besohet se do ti vërë pikën eksperiencës me bardhekaltërit për t’iu bashkuar ‘’ Galaktikëve ‘’.
Transferimi i Erling Haaland është bërë me objektivin e fitimit të Champions Leagues dhe tashmë Pep Guardiolës i është plotësuar dëshira .
21 vjeçari është një lojtar si pak të tjerë dhe ka befasuar në pak vite me Borussia Dortmundin por duke patur parasysh problemet ekonomike të ‘’ Verdhezinjve ‘’ parashikohej shitja e bomberit pasi për të arritur larg në aspektin e trofeve duhej me patjetër të transferohej tek një ekip i elitës.
Tashmë puna për të famshmin ‘ Pep ‘ do të jetë më e vështirë sepse duhet ta adaptojë ishi-n e Salzburgut ashtu siç duhet në skemat e tij për të marrë maksimumin nga ky futbollist për të cilin interesi nuk është ndalur në asnjë merkato.
Me gjigandët e Premier Leagues , Erling Haaland do të tregojë se a e meriton me të vërtetë investimin e bërë nga sheikët e Manchester City-t, të cilët ëndërrojnë Champions Leaguen dhe Pep Guardiola do të ketë një tjetër shans për ta shtuar këtë trofe për të parën herë në vitrinën e anglezëve .



