
Për sulmuesin Gareth Bale merkatoja e verës do të jetë shumë deçizive pasi objektivi primar mbetet zgjedhja e një destinacioni që do ti garantojë sukseset në të ardhmen .
Uellsiani e ka pasuruar kurrikulumin pas tre viteve në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ me një Real Madrid të pandalshëm në lidhje me fitimin e trofeve të rëndësishëm .
14 tituj , 106 gola dhe 67 asiste e kanë shëndërruar ishi-n e Tottenhamit në një lojtar të elitës i cili ka përpara Botërorin e Katarit dhe fakti se nuk do të rinovojë me ‘’ Galaktikët ‘’ e detyron të zgjedhë një tjetër ekip për tu përgatitur maksimalisht për evenimentin më të rëndësishëm në futboll.
Sipas ‘ As ‘ së fundmi u përfol për një kalim të 32 vjeçarit tek Getafe por dëshira e tij është rikthimi në Premier Leagues , kampionat në të cilin në të kaluarën shkëlqeu me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’.
Tre janë destinacionet më të mundshme për Gareth Bale i cili ka bërë hapa galopantë në karrierë gjatë eksperiencës me ‘’ Los Blancos ‘’ por duke iu referuar të kaluarës , Anglia mbetet opsioni numër një për ishi-n e Southamptonit.
Cardiffi ia ka hapur derën për tu rikthyer në vendlindje kundrejt një kontrate 6-mujore, fakt që mund ta bindë Gareth Balen për t’iu bashkuar Championshipit.
Edhe Arsenali me Tottenhamin e kanë të qartë se për çfarë lojtari bëhet fjalë . Një tjetër aventurë në Londër nuk shmanget por parashikimet nuk i japin shumë shanse ‘’ The Gunnersave ‘’ dhe ‘’ The Whites ‘’ .
I fundit në listë është Newcastle United . Diferenca dihet tashmë sepse ‘’ Las Urracas ‘’ konsiderohen klubi më i pasur i planetit dhe një ofertë tunduese mund ta bindë Gareth Balen për të zgjedhur ‘’ St James Parkun ‘’ .
Pas shtatë sezoneve tek ‘’ Los Merengues ‘’ , merkatoja e verës do të përcaktojë destinacionin final të yllit uellsian i cili do të ketë një provë shumë të rëndësishme në Katar me anë të cilës do të rikonfirmojë cilësitë e jashtëzakonshme në fushën e blertë.



