Kukësi blen portierin e Ferronikelit të Kosovës (VIDEO)

Kukësi blen portierin e Ferronikelit të Kosovës (VIDEO)

Klubi i Kukësit ka bërë godtjen e parë në merkato duke afruar në skuadër portierin kosovar Faton Maloku.

Zyrtarizimi i gardianit të ri të klubit verilindorë është bërë këtë të martë në zyrat e klubit ku ka qenë i shoqëruar dhe nga drejtori Nderim Nexhipi.

Maloku vjen tek Kukësi nga skudra e Ferronikelit dhe është një afrim i rëndësishëm për nën kampionët e shqipërisë në prag të sfidave të Kupave të Europës.

26-vjeçari do të rivalizojë në katërkëndëshin e Kukësit me portierin Stivi Frashëri që ka qenë një titullar absolut në formacionin e Peter Pakult në sfida e fundit të Kategorisë Superiore.

Verilindorët do të kërkojnë që të arrijnë sa më shumë rezultate pozitive në Kupat e Europës ku marrin pjesë në kompeticionin e “Europa League”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy