
Një ndër objektivat e shumtë të merkatos së Barcelonës është padyshim sulmuesi i Bazelit Arthur Cabral . Braziliani e ka filluar mirë sezonin por rrëshkitjet e javëve të fundit ja kanë zbehur paksa interesin spanjollëve për ta transferuar në "Camp Nou".
Drejtuesit katalanas janë duke e monitoruar me kujdes ecurinë e 23-vjeçarit dhe preferojnë të mos nxitohen sepse çdo lëvizje në merkato konsiderohet finale për të ardhmen.
Për këtë arsye dhe sipas konfirmimit të "Sport", mbërritja e Arthur Cabral në Katalunjë është shtyrë sepse rendimenti i tij nuk e ka bindur Xavi Hernandezin për ta patur pjesë të 11- shes për më tej.
Megjithatë duke iu referuar merkatos mendimet janë të ndryshme dhe ish mesfushori i kuq e bluve Deco dhe njëkohësisht dora e djathtë e Joan Laportas ia ka rekomanduar Barcelonës blerjen e Arthur Cabral sepse e vlerëson shumë kontributin e dhënë tek zvicerianët dhe me cilësitë që e karakterizojnë mund të shtojë rezultatet në ofensivë.
25 gola dhe 8 asiste në 26 ndeshjet e këtij sezoni ia rrisin pikët për transferimin tek një ekip i madh dhe nëse në kohën e mbetur do të demostrojë një tjetër fytyrë me Bazelin, vlera e kartonit të ishi-t të Palmeiras mund të rritet dhe do të bëhej gati e pamundur për Barcelonën që ta afrojë në gjirin e saj.



