
Prej kohësh tek Real Madridi ka nisur të planifikohen lëvizjet gjatë verës.
‘’ Galaktikët ‘’ do të jenë protagonistë të padiskutueshëm, të mbështetur fuqimisht nga Florentino Perez.
Shumë gjera priten të ndryshojnë tek kryeqytetasit me objektivin e rikthimit tek trofetë.
Emri i Kennet Eichhorn ka zënë vend në listën e drejtuesve i cili po përfaqëson denjësisht Hertha Berlinin.
Edhe pse me vetëm me 16 vite mbi supe me progresin e bërë ka evidentuar se meriton të merret në konsideratë, sidomos nga një ekip i këtyre përmasave.
Sipas ‘ Defensa Central ‘, Kennet Eichhorn po ndiqet me kujdes nga specialistët e ‘’ Los Blancos ‘’ i cili premton shumë për të ardhmen.
Një transferim i gjermanit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund t’ia ndryshojë totalisht karrierën si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik.
Sigurisht bëhet fjalë për një lojtar inteligjent taktikisht, i aftë për tu adaptuar në çdo situatë, kreativ dhe me një përdorim të shkëlqyer topi.
Ndërkohë krerët e Hertha Berlinit kanë deklaruar se nuk do të nxitohen në marrjen e një vendimi, edhe pse pas dere është Real Madridi, një ndër klubet më të suksesshëm në futboll.



