Pretendentë në Premier League për Cristhian Mosqueran

Pretendentë në Premier League për Cristhian Mosqueran

Në Premier League, ashtu siç ndodh rëndomtë përsëri në merkatot vijuese do të zhvillohen sfida ndërmjet klubeve më të rëndësishëm.

Talentët po shtohen dhe rasti i Cristhian Mosqueras e konfirmon këtë fakt.

20 vjeçari e ka rritur nivelin tek Valencia dhe për të do të masin forcat Manchester City, Liverpooli dhe Arsenali.

Kontrata me ‘’ Los Che ‘’ i merr fund në 2026-tën dhe klauzola e prishjes së saj arrin 30 milionë eurot, shifër aspak problematike për pretendentët.

‘’ Qytetarët ‘’ e drejtuar nga Pep Guardiola kanë hasur vështirësi gjatë fazës së parë të sezonit në fazën defensive dhe gjatë merkatos së janarit nga ‘’ Etihad ‘’ mund të largohen Manuel Akanji dhe Nathan Ake.

Lojtari nga Alicante i ka bërë shkëlqyeshëm deri më tani detyrat me Valencian dhe Manchester City do të insistojë deri në fund për shërbimet e tij.

Edhe traineri Mikel Arteta synon ti japë më freski mbrojtjes dhe të formojë një treshe solide bashkë me William Saliban dhe Gabriel Magalhaes.

Thuhet se Jakub Kiwior mund ta finalizojë eksperiencën në  ‘’ Emirates ‘’ dhe Cristhian Mosquera preferohet nga tekniku spanjoll.

Gjithsesi duhet bërë kujdes nga ‘’ Të Kuqtë ‘’ të cilët janë në një periudhë rindërtimi me Arne Slotin në stol.

Tekniku hollandez e ka marrë drejtimin e anglezëve me qëllimin e rikthimit tek titujt e munguar prej kohësh në ‘’ Anfield Road ‘’.

Largimi i mundshëm i Virgil Van Dijk do të linte një boshllëk dhe nxënësi i Ruben Barajas e ka potencialin për ta zëvëndësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy