
Fitorja e mbrëmshme e Italisë në kampionatin Europian të futbollit “Euro 2020”, nuk la pa ndezur entuziasmin e fitores edhe mes tifozësh në Tiranë.
Qindra tifozë të cilët mbështesnin Italinë apo Anglinë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, por pasi kupa shkoi në Romë, të rinjtë në Tiranë festuan mes fishekzjarresh e duke valëvitur flamurin e italisë.
Italianët mbyllën gjithçka me rezultatet 3 me 2 në 11-metërsha ndaj Anglisë. “3 luanët” edhe pse shumë pranë, sërish nuk ia dolën të rrëmbejnë trofeun e futbollit evropian.








