Manchester United, në sulm për Marcos Alonson

Manchester United, në sulm për Marcos Alonson

Pas përfundimit të kontratës me Barcelonën, Marcos Alonso tashmë vijon të jetë një lojtar i lirë.

Anësori po tentohet nga Manchester United, drejtuesit e të cilit duan ta rikthejnë në Premier League.

Traineri Erik Ten Hag ka kërkuar përforcime në prapavijë dhe me eksperiencën mbi supe, spanjolli mund të rezultojë një vlerë e shtuar.

Në sezonin e shkuar 33 vjeçari nuk gjeti hapësira të mjaftueshme tek Chelsea dhe situata e tij është ndërlikuar.

Një ndër avantazhet e Marcos Alonsos është se mund të adaptohet në disa pozicione dhe transferimi në ‘’ Old Trafford ‘’ me parametra zero është shëndërruar në një ndër objektivat e anglezëve.

Njohuria për kampionatin anglez është asi nën mëngë i madrilenit, i cili tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ prej disa sezonesh u konsiderua ndër anësorët më të mirë.

Numri një i stolit të 20 herë kampionëve të Premier Leagues e justifikoi në njëfarë mënyre sezonin e shkuar me fitimin e Fa Cup, të cilin e presin sfida të vështira në vijimësi.

Në rradhët e ‘’ Blaugranëve ‘’ ishi i Fiorentinës zhvilloi në total 43 sfida, të shoqëruara me 3 gola dhe britanikët janë një opsion interesant për rrugëtimin e mëtejshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy