Real Madridi, gjen mbrojtës tek Ajaksi

Real Madridi, gjen mbrojtës tek Ajaksi

 Siç dihet prej shumë vitesh tashmë Real Madridi vijon të ketë luhatje të njëpasnjëshme në prapavijë. 

Pavarësisht rezultateve në përgjithësi pozitive, drejtuesit kanë filluar të mendojnë për ta përforcuar këtë repart në mënyrë që të evitojnë prapakohët e mundshme në të ardhmen e afërt. 

Shumë emra kanë qarkulluar në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’, të cilëve së fundmi i është bashkangjitur ai i Youri Baas. 

22 vjeçari ka shfaqur një nivel impresionues në rradhët e Ajaks Amsterdamit, për të cilin kryeqytetasit do të kenë një sfidë jo të lehtë përpara për arsye se pretendohet edhe nga të tjerë gjigandë të Europës.

 Xabi Alonso e ka analizuar me detaje Youri Baasin, i cili spikat për përshtatjen në disa pozicione, fakt që e bën edhe më të preferuar. 

Mirëpo, drejtuesit e hollandezëve pritet të reagojnë, duke qenë se lista mund të zgjerohet dhe do ti duhet të marrin një vendim për perlën e skuadrës. 

Gjatë sfidave prezenca e tij i ka dhënë sigurinë e duhur trainerit John Heitinga, ish mbrojtës i gjigandëve të Eredivisies. 

Duhet riktheksuar fakti se në çdo periudhë transferimesh ‘’ Los Blancos ‘’ janë një ndër protagonistët absolutë falë potencialit të presidentit Florentino Perez, pa të cilin nuk do të ishin kjo skuadër që janë sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy