
Reparti i mesfushës së Juventusit ka rezultuar difektoz në sezonin aktual. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ende nuk po e rikuperon dot terrenin e humbur në sensin e sukseseve, edhe pse ka arritur ta fitojë Kupën e Italisë.
Teun Koopmeiners është shëndërruar në një objektiv primar për italianët, i cili së fundmi ka fituar edhe Europa Leaguen me Atalantën.
Hollandezi e ka konsoliduar vendin në 11-shen e Gian Piero Gasperinit, lojtar që së fundmi e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Serinë A.

Ky fakt i jep një lloj avantazhi ish rekordmenëve të kampionatit italian, edhe pse bergamaskët besohet se do ta analizojnë me detaje këtë çështje.
Me Thiago Mottan në stol Juventusi do të startojë një tjetër eksperiencë në sezonin vijues, një trainer i cili shkruajti historinë me Bolognan, skuadër që do të përfaqësohet në Uefa Champions League.
Duke qenë se flitet për Juventusin, për çdo lojtar rezulton një tundim sepse ky ekip e ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë në të kaluarën.
15 gola dhe 7 asiste në 50 sfida është kontributi i Teun Koopmeiners në 11-shen e strategut italian, më i rëndësishmi në historinë e ‘’ La Deas ‘’.



