
Dëshira e madhe e drejtuesve të Real Madridit për të fuqizuar linjen e mbrojtjes sigurisht po shoqërohet me përfshirjen e disa kandidatëve në kohët e fundit I rradhës është Robert Renan, i cili me vetëm 20 vite mbi supe po tregon vlerat e tij tek Zeniti.
Braziliani e ka treguar në çdo ndeshje nivelin mbresëlënës dhe tanimë pretendohet nga Real Madridi.
Ylli brazilian i përmbush kërkesat e Carlo Ancelottit, i cili për më tepër tashmë ka debutuar edhe me kombëtaren ‘’ Seleçao ‘’.
Sipas zërave nuk përjashtohet huazimi i Robert Renan në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë merkatos vijuese me opsionin e blerjes së kartonit, e cila mund të bëhet realitet gjatë asaj të verës.
Një ndër prioritetet e ‘’ Galaktikëve ‘’ prej vitesh vijon të jetë furinizimi me talentë , të cilët po i japin rezultatet, si përshembull Valverde , Lunin apo Camavinga ndër të tjerë.
Megjithatë s’do të jetë e lehtë për arsye të sanksioneve të vëna ndaj ekipeve ruse nga Bashkimi Europian dhe Amerika.
Mirëpo së fundmi disa ekipe i kanë injoruar këto masa dhe kanë negociuar me ato ruse gjatë merkatove.
Në lidhje me mbrojtësin në fjalë ja vlen për tu përmendur se filloi të spikasë shumë shpejt tek Corinthians dhe më pas arriti të transferohet në Europë, prioritet për çdo lojtar në Amerikën Latine.



