Shkupi “bën ligjin” në Maqedoninë e Veriut, skuadra shqiptare fiton dhe shkëputet në krye

Shkupi “bën ligjin” në Maqedoninë e Veriut, skuadra shqiptare fiton dhe shkëputet në krye

Shkupi ka regjistruar një tjetër fitore në Maqedoninë e Veriut, teksa ditën e sotme mposhti me shifrat e thella 5-0 Bregalnica Stip, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.

Golat e Rwatubyaye, Adetunji, Alvarez dhe dopieta e Cvetanoski, i dhanë fitoren bardheluve, që shkëputen në krye të renditjes me 29 pikë, 8 pikë më shumë se ndjekësit e Renovës.

Kjo është fitorja e 6-të radhazi për Shkupin në kampionat, që duket se nuk ka rivalë për këtë sezon. Ndeshje e sotme, ishte e para për javën e 12-të në Maqedoninë e Veriut, teksa ditën e nesërme do të luhen edhe 5 ndeshjet e tjera, duke filluar nga ora 14:00.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy