Portugalia triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Turqisë. Sukses tejet i rëndësishëm për luzitanët, që sigurojnë matematikisht kalimin e grupi dhe kualifikimin për në fazën e 1/16-ve.
Bernardo Silva zhbllokoi takimin në minutën e 22-të, ndërsa 7 minuta më vonë, një autogol qesharak i Akaydin, i dha avantazhin e dyfishtë luzitanëve.

Edhe pjesa e dytë nuk kishte shumë histori, me Bruno Fernandes, që vulosi ndeshjen me golin e shënuar pas një asisti perfekt të marrë nga Ronaldo.



