Real Madridi insiston për Alejandro Bastonin

Real Madridi insiston për Alejandro Bastonin

Aktualisht Alejandro Bastoni vijon të jetë një ndër mbrojtësit më të spikatur të Europës, për të cilin ekipet e elitës kanë nisur ofensivën prej disa kohësh tashmë.

Fillimisht Manchester City trokiti në derën e Interit për italianin, ekip që do ti bëjë llogaritë me Real Madridin.

Mungesa e rezultateve të zikaltërve në lidhje me rinovimin e 24 vjeçarit konsiderohet një mundësi shumë e mirë si për ‘’ The Citiziens ‘’ ashtu edhe për ‘’ Galaktikët ‘’ për t’ia rrëmbyer një ndër elementët më të rëndësishëm Simone Inzaghit.

Siç dihet prej shumë kohësh tek kryeqytetasit reparti defensiv në momente të caktuara vijon të demostrojë luhatje dhe ishi i Milanit kërkon të evitojë çdo gabim të mundshëm në pjesën e mbetur të sezonit.

Madrilenët e kanë treguar në fazën e parë se mbeten një skuadër pretendente për fitimin e La Ligas dhe Champions Leagues, kompeticione në të cilat ka dominuar deri në këtë moment.

Alejandro Bastoni fillimshit u aktivizua me Parmën e më pas me Atalantën dhe prej pesë vitesh mbron ngjyrat e ish fituesve të Serisë A nën drejtimin e Antonio Contes.

Duke qenë se flitet për një lojtar që bën diferencën nuk përjashtohet futja në garë e të tjerë pretendentëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy