Brajan Gruda mund të quhet lojtari më i ri i Brighton-it. Klubi anglez dhe Mainz, kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit me origjinë shqiptare.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, akordi është mbyllur për shumën e 30 milionë eurove.
Gruda pritet të udhëtojë drejt Anglisë, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas të hedhë firmën në kontratë.
Sulmuesi 20-vjeçar spikati në sezonin e fundit në Bundesligë, duke zgjuar interesin e disa klubeve, ndërsa tashmë do të vazhdojë karrierën në një kampionat të madh si Premier League.



