Rasti në Egnatia-Vllaznia, Zajmi: Ishte karton i kuq, nuk e kuptoj pse e ndryshoi Jorgji

Rasti në Egnatia-Vllaznia, Zajmi: Ishte karton i kuq, nuk e kuptoj pse e ndryshoi Jorgji

Ish-gjyqtari, Uvil Zajmi, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli për rastin e dyshimtë në ndeshjen mes Egnatias dhe Vllaznisë, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, kur Çoba në minutat e para pas një ndërhyrje të ashpër, u ndëshkau me karton të kuq, por vendimi u ndrysha nga arbitri Enea Jorgji, pas konsultimit me VAR.

Zajmi deklaroi se rasti ishte karton i kuq dhe nuk ka diskutime për këtë, ndërsa shtoi se nuk e kupton pse Jorgji e ndryshoi vendimin.

Jorgji nuk gaboi në vendimin e fushës. Ishte karton i kuq ai i Çobës. Unë gjykoj që ishte karton i kuq. Duhet t’i qëndronte vendimit të fushës. Jorgji nuk gaboi në fillim. Në të tilla raste arbitrat marrin vendime dhe nuk kanë vendojë për VAR. Kur është karton i kuq, nëse nuk është ky?! Është gati për t’i thyer këmbën. Është një nga ndërhyrjet më të rënda. Nuk e kuptoj pse e ka ndryshuar vendimin pasi e pa në VAR. Arbitri duhet të mbante vendimin e fushë.

Nuk justifikohet se ishte në fillim të lojës. Nuk diskutohet se ishte karton i kuq. Më vjen keq për Jorgjin, sepse nuk ka lidhje minuta, sepse ka pasur raste, kur kartoni i kuq është dhënë që në sekondat e para. Është edhe përgjegjësi e VAR-it, që e thërriti. Arbitri duhet t’i qëndronte vendimit të tij, për ndëshkimin me karton të kuq. Është një rast i pastër, nuk ka nevojë për koment.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy