
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për mediat, pasi skuadra e tij nuk arriti të sigurojë kualifikimin për më tej.
Në prononcimin e dhënë, Laporta e pranoi se ishte torturë të shihnin Interin duke festuar kualifikimin, ndërsa nuk mungoi as falënderimi për tifozët që mbështetën skuadrën, pavarësisht se ishin të eliminuar.
Fatkeqësisht mrekullia nuk ndodhi. Duhet të falënderojmë tifozët sepse në një ndeshje shumë të vështirë ata inkurajuan lojtarët dhe ekipin. Kemi tifozët më të mirë në botë. Përballë Bayernit ishte një ndeshje e vështirë në aspektin emocional, sidomos pas përfundimit të duelit të Interit.
E pamë të gjithë bashkë fitoren e tyre ndaj Viktoria Plzen, ishte realisht torturë për ne. Tani duhet të shohim përpara, kemi ende La Ligën dhe kompeticionet e tjera. Ne e dinim që në këtë periudhë ndërtimi ekipi, do të kishte ulje-ngritje. Duhet të vazhdojmë të rritemi çdo ditë.



