
Roma ka marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Ajax. Në Holandë skuadra italianë pësoi e para golin, ndërsa arriti te permbyste falë realizimeve të Pellegrini dhe Ibanez.
Ndërkohë një hap drejt turit tjetër ka hedhur edhe Manchester United, që ka fituar 2-0 në fushën e Granada-s. Golat u realizuan nga Rashford dhe Bruno Fernandes.
Në ndeshjet e tjera Arsenal barazoi 1-1 kundër Slavia Pragas, ndërsa Villareal fitoi 0-1 kundër Dinamo Zagreb.



