Chiellini tërhiqet nga kombëtarja, ndeshja e fundit më Argjentinën

Chiellini tërhiqet nga kombëtarja, ndeshja e fundit më Argjentinën

Mbrojtësi veteran, Giorgio Chiellini, ka vendosur ta mbyllë me kombëtaren e Italisë. Lojtari ka njoftuar se ndeshja me Argjentinën në muajin qershor, do të jetë e fundit për të, me fanellën e Italisë.

Në moshën 38-vjeçare është normale të ndalosh dhe të fillosh t’i kuptosh gjërat. Nëse do të jem mirë deri në fund të sezonit, do luaj ndeshjen e fundit me kombëtaren në ‘Wembley', ndaj Argjentinës në qershor, aty ku arrita kulmin e karrierës. Një ndeshje festive si ajo me Argjentinën, do të jetë e fundit me Italinë për mua. Le t’ia lëmë vendin më të rinjve.

Italia do të përballet me Argjentinën më 1 qershor në edicionin e parë të finales, së një kupe të krijuar nga UEFA për të përballur fituesit e Kampionatit Evropian ndaj kampionëve të Amerikës së Jugut.

Chiellini, i cili në vitin 2018, trashëgoi shiritin e kapitenit nga Buffon, ndeshja me Argjentinën, do të jetë e 117-ta me fanellën e kombëtares së Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy