
Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket se po shkojnë drejt divorcit të tyre. Në një audio të publikuar së fundmi, dëgjohet modelja argjentinase, që thotë se po divorcohet nga sulmuesi i PSG. Në audion e publikuar, thuhet se Wanda Nara, po komunikonte me një nga punonjëset në shtëpinë e saj.
“Karmen, erdha në Argjentinë sepse do të divorcohem nga Mauro. Po e organizoj këtë gjë. Do të qëndroj disa ditë këtu dhe më pas do të kthehem për të marrë një biletë për ty dhe çdo gjë tjetër që të nevojitet. Po bëj të gjitha gati për divorcin, nuk e duroj dot më atë”, ishin fjalët e 35-vjeçares që u dëgjuan në audio.
Në fakt, prej kohësh është përfolur për një krisje në marrëdhënien e Wanda Narës dhe Icardit, me argjentinasen që është edhe menaxhere e lojtarit.
Arsyet ende nuk dihen, por në të kaluarën, palët kanë qenë gjithashtu pranë ndarjes, për shkak të tradhëtisë, me Icardin që u kap duke folur me një aktore argjentinase, China Suarez.
Kujtojmë se Wanda dhe Mauro u njohën gjatë kohës kur modelja ishte e martuar me lojtariun tjetër, Maxi Lopez, i cili asokohe ishte mik i Icardit.
Lidhja e dashurisë, pjesë e së cilës ishin Mauro Icardi, Wanda Nara dhe Maxi Lopez, tronditi publikun botëror në vitin 2013. Është padyshim një nga trekëndëshat më intrigues në botën e sportit. Mauro dhe Maxi ishin miqtë më të mirë, derisa ndërhyri Wanda . Icardi dhe Wanda janë bashkë prej tetë vitesh dhe kanë dy fëmijë.



