James Milner, prite të jetë largimi i parë nga Liverpool. Mesfushorit i skadon kontrata dhe do të largohet pas përfundimit të sezonit.
Gjithsesi, Milner nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë ekipin e ri, teksa do të vazhdojë të jetë pjesë e Premier League.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 37-vjeçari ka arritur marrëveshjen, për tu transferuar te skuadra e Brighton.
Lojtari do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare dhe pritet të jetë përforcimi i dytë i Brightonit për sezonin e ardhshëm, pasi raportohet se klubi ka siguruar edhe shërbimet e Joao Pedro, sulmuesit të Watfordit.



