
Mosgjetja e akordit me sulmuesin Lucas Vazquez ka shënuar nisjen e tratativave nga drejtuesit e Real Madridit për të gjetur zëvëndësuesin e spanjollit. Traineri Zinedine Zidane nuk është vonuar shumë sepse e ka fokusuar vëmëndjen tek lojtari i Levantes Jorge De Frutos i cili nuk ka të ndalur me paraqitjet pozitive në këtë sezon.
Transferimi i 24 vjeçarit tek Levante i fuqizoi arkat e ‘’Los Merengues‘’ me 5 milionë euro duke ruajtur 50 % e të drejtave të lojtarit , fakt do ta lehtësojë në një farë mënyre rikthimin e nxënësit të Paco Lopez në të magjishmin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për të startuar aventurën e shumëpretenduar tek kryeqytetasit .
Eksperienca e akumuluar me Levanten parashikohet se do ti shërbejë shumë sulmuesit Jorge De Frutos për t’iu përgjigjur urdhërave të ashtuquajturit ‘’ Zizou ‘’ i cili do të kërkojë me çdo kusht rikthimin tek sukseset e të kaluarës gjatë sezonit vijues.
Rikthimi i Jorge De Frutos i cili deri më tani përfshihet në treshen e asistentëve më të mirë të ligave me emër në kontinentin e vjetër do ta mbulonte në perfeksion largimin e Lucas Vazquez që ka deklaruar largimin nga Real Madridi në fundin e sezonit .
Megjithatë gjithçka do ti besohet merkatos verore sepse në fund të fundit numri një i pankinës së ‘’ Los Blancos ‘’ është ai që do ti vërë vulën këtij operacioni që parashikohet si shumë frytdhënës për të ardhmen e 34 herë kampioneve të Primera Division .



