
Si gjithmonë në çdo merkato , sfidat ashpërsohen sepse hyrja në garë e gjigandëve për lojtarët cilësorë në kontinentin e vjetër është e paevitueshme.
Për Christopher Nkunkun Real Madridi s’do ta ketë aspak të lehtë sepse Chelsea tashmë i ka shpallur luftë madrilenëve për francezin.
24 vjeçari vijon të lërë gjurmë me Leipzigun dhe sezonin e kaluar e finalizoi me 35 gola dhe 15 asiste në 52 sfida , fakt që është marrë seriozisht në konsideratë edhe nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’.
Klauzola e përcaktuar nga Leipzigu arrin 60 milionë eurot por potenciali i anglezëve dhe spanjollëve i jep shansin për të tentuar deri në fund largimin e Christopher Nkunkut nga ‘’ Red Bull Arena ‘’.
Dy sezonet tek Leipzigu kanë rezultuar determinantë dhe i kanë ofruar alternativa shumë cilësorë këtij lojtari por sfida parashikohet shumë e luftuar dhe është e vështirë të përcaktohet se cili ekip do të dalë i fituar .
Duhet theksuar se kontrata e tij mbetet e vlefshme deri në 2027-tën por ofertat e ekipeve në fjalë mund ti përmbushin pritshmëritë e Leipzigut .



