Istanbulspor vazhdon të afrojë në skuadër lojtarë shqiptarë. I fundit që ka firmosur me klubin turk është Jetmir Topalli.
Ky i fundit nuk arriti të lërë gjurmë te Malatyaspor në Superligë dhe për këtë arsye ka vendosur të bëjë një hap pas në karrierë, me shpresën se do të bëjë mirë dhe më pas do të ketë mundësinë për një lëvizje të rëndësishme në karrierë.
Topalli ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Istanbulsporin dhe i bashkohet kështu shqiptarëve të tjerë si Valon Et’hemi, Kristal Abazaj dhe Eduart Rrocës.
Ka qenë vetë klubi turk që ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin 23-vjeçar, të cilët e shikojnë si një investim të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen.



