
Transferimi i Kevin De Bruyne në Arabinë Saudite, prej kohësh tashmë i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Manchester City-t për ti gjetur një zëvëndësues.
Duke qenë se ditët kalojnë si pa e kuptuar dhe koha nuk premton shumë, ‘’ Qytetarët ‘’ janë fokusuar tek Jamal Musiala, një ndër mesfushorët më të mirë në qarkullim.
Gjermani e ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një klubi me emër në të ardhmen, lajm që e ka konfirmuar gazetari Christian Falk.
Sigurisht, anglezët në çdo merkato janë në një avantazh të dukshëm për arsye të potencialit në aspektin ekonomik por referuar kësaj historie kanë të bëjnë edhe sukseset në vitet e fundit.

21 vjeçari cilësohet si një lojtar shumë teknik, i shpejtë dhe i rrezikshëm, sidomos në duelet një kundra një.
Për të kalimi në ‘’ Etihad Stadium ‘’ do të perceptohej një sfidë shumë e rëndësishme në karrierë, tek një ekip elite, në Angli dhe Champions League, pretendent në çdo sezon për ti fituar të gjitha titujt.
Në të kaluarën edhe Real Madridi shfaqi interes dhe duhet parë nëse drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ do të ritentojnë për yllin e kombëtares ‘’ Trikolor ‘’.



