Saki si Van Basten: Milanit ia vodhën titullin në 1990

Saki si Van Basten: Milanit ia vodhën titullin në 1990

Marco Van Basten nuk është i vetmi që mendon se titulli i 1990 në Seria A, Milanit iu vodh nga Napoli. Në këtë përfundim ka dalë edhe ish-trajneri i 'djallit' në atë kohë Arrigo Saki, i cili nuk e qartëson saktësisht se çfarë ndodhi, por lë të kuptohet se ishte diçka me prapavijë politike.

Humbja që ka djegur më shumë? Titulli i vitit 1990. Mbeta shumë i zhgënjyer nga drejtësia pasi na morën një kampionat me një mashtrim. Të gjithë e kishin parë se Alemao kishte mbetur në tokë në Bergamo edhe pse monedha nuk e kishte vrarë aq shumë.

Luanim më mirë se Napoli, do të kishte qenë e drejtë nëse do të kishim fituar ne. Atëherë kishte gjëra aq pak të qarta të cilat i kuptova më vonë, por më mirë po e qep gojën se përndryshe më fusin në burg. Le të themi se asokohe politika ishte në dijeni të çështjes,”- tha Saki, duke lënë të kuptohet se vendimi për fitoren e Napolit kishte qenë një çështje politike asokohe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy