Conte: Atë që kemi nisur duhet ta përfundojmë, Lautaro me të ardhme të madhe

Conte: Atë që kemi nisur duhet ta përfundojmë, Lautaro me të ardhme të madhe

Trajneri i Interit Antonio Conte ka folur sot për ndeshjen që Inter do të rikuperojë të mërkurën për Seria A kundër Sassuolo-s. Takniku zikaltër ka pranuar se skuadra është në rrugë të mbarë, por kjo rrugë duhet të përfundojë. Më tej Conte nuk është ankuar për kalendarin e ngjeshur, ndërsa ka vlerësuar edhe kundërshtarin.

Sasuolo: “Ne do të përballemi me një ekip që ka një identitet dhe karakteristika shumë specifike. Për disa kohë, ata kanë punuar me Roberto De Zerbi, një trajner i shkëlqyeshëm. Ne do të kemi nevojë për vëmendje të madhe, të respektojmë gjithçka dhe të gjithë, të përpiqemi të luajmë lojën tonë dhe të japim gjithçka edhe nesër.”

Kalendari i ngjeshur: “Ndikon si te ne, ashtu edhe te kundërshtarët tanë. Ne jemi mësuar të luajmë me këto ritme, përtej rikuperimit, entuziazmit dhe dëshirës. Ne jemi duke bërë gjëra të rëndësishme, por rruga duhet të përfundojë.”

Këshilla e Kontes: “Lojtari duhet të ndihet mirë në fushë dhe të vrapojë në mënyrën e duhur. Kur krijon raste, duhen shfrytëzuar. Rastet e pastra duhen konkretizuar me gol, përndryshe do të komplikojmë fatin e ndeshjes. Të gjithë duhet të mendojnë si ekip i plotë, individët nuk të bëjnë të fitosh. Ekipi rrit cilësitë individuale dhe lojtarët e mi e kanë kuptuar këtë.”

Lautaro: “Lautaro është rritur në gjithçka, me dhe pa top. Ai duhet të vazhdojë në këtë rrugë, duke marrë parasysh moshën e tij të re. Ai me siguri ka një të ardhme të shkëlqyer përpara tij.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy