Viktor Gyokeres, prioritet për Arsenalin

Viktor Gyokeres, prioritet për Arsenalin

  Në sezonin e shkuar Viktor Gyokeres rezultoi një ndër sulmuesit më produktivë të kontinentit të vjetër.

Suedezi shkëlqeu me Sporting Lisbonës, fakt i mjaftueshëm për tu pretenduar asokohe edhe nga Chelsea.

Tek gjigandët e Portugalisë, 26 vjeçari evidentoi se shumë shpejt mund ti hapet rruga për tu bërë pjesë e një ekipi elite dhe në fakt kështu ka ndodhur.

Edhe Arsenali i Mikel Artetas është vënë në ndjekje të golashënuesit por drejtuesit e Sporting Lisbonës pretendojnë 80 milionë euro.

Kjo shifër reflekton potencialin e Viktor Gyokeres në një kampionat të cilin kjo skuadër e dominoi në sezonin e shkuar me 10 pikë diferencë nga Benfika.

Numri një i stolit dëshiron transferimin e një komponenti në ‘’ Emirates ‘’ i cili spikat për potencën dhe kapacitetin për të shënuar gola.

Londinezët e humbën fatkeqësisht kampionatin në sezonin e shkuar, me dy pikë larg Manchester City-t dhe synojnë ta ndryshojnë historinë në vijuesin.

Gjithashtu tentativa e drejtuesve të ‘’ Topchinjve ‘’ është një mesazh i cili tregon ambicjet e kësaj skuadre, 13 herë kampionët e Premier Leagues.

43 gola në 50 sfida ishte kontributi i Viktor Gyokeres me Sportingun e Lisbonës në sezonin e shkuar, statistikë e cila e bën të paevitueshëm interesin e klubeve me emër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy