
Talentët e kontinentit të vjetër sa vinë edhe po shtohen dhe vijojnë të jenë pjesë e listës së klubeve të njohur.
Real Madridi do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së dimrit, e cila edhe pak ditë fillon pasi traineri Carlo Ancelotti pretendon përmirësimin e vazhdueshëm në çdo aspekt.
Objektivi i rradhës është Dean Huijsen, i cili po bën paraqitje për tu duartrokitur me Bournemouth, edhe skuadër e dorës së dytë në Premier League.
19 vjeçari po i ngjit shumë shpejt shkallët në karrierë dhe interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ e përforcon idenë se është një element i cili garanton për vijimësinë.

Shtatlartësia, aspekti fizik dhe mënyra se si e përdor topin sigurisht i japin një lloj avantazhi, sidomos në luftën në ajër dhe e kanë bërë një lojtar kyç në skemat e Andoni Iraolas.
Sipas zërave brenda klubit të ‘’ Los Merengues ‘’ thuhet se Dean Huijsen po monitorohet me kujdes dhe ndoshta shumë shpejt e ardhmja e tij do të ndryshojë.
Në sezonin e parë me britanikët numëron 2 gola në 12 sfida, në një ndër kampionatet më kompetitivë të Europës.



