Ndiaye Mbaba ishte prej disa ditësh në provë te skuadra e Vllaznisë. Mesfushori u stërvit me skuadrën shkodrane, por duket se nuk ka bindur drejtuesit.
Lojtari 21-vjeçar, nuk është nisur me Vllazninë drejt Austrisë, aty ku kuqeblutë do të zhvillojnë fazën përgatitore.
Kjo konfirmon se Mbaba, nuk do të firmosë me Vllazninë dhe është larguar nga Shqipëria.
Futbollisti vinte nga Serie D në Itali, ku ishte aktivizuar në të kaluarën me skuadra të ndryshme si Foggia, Nola, Troina dhe Acireale.



